Çfarë është ellaOne®?

  • ellaOne® është kontraceptivi oral i urgjencës që mund të parandalojë një shtatzëni të mundshme pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose në rast se metoda juaj kontraceptive nuk ka funksionuar1
  • ellaOne® është e efektshme në momentin e duhur, pasi mund të parandalojë shtatzëninë edhe në momentin që jeni gati duke ovuluar, që është periudha me riskun më të lartë për një shtatzëni të mundshme2,3,4
  • ellaOne® vepron duke vonuar lëshimin e ovocitit1. Kështu, në momentin që ovociti lëshohet (ovulacioni), spermatozoidet brenda jush nuk janë më në gjendje të shkaktojnë shtatzëni3,5
  • Çdo tabletë e ellaOne® përmban 30 mg ulipristal acetat1
  • ellaOne® është e lehtë në përdorim –  përbëhet nga një tabletë, që duhet marrë sa më shpejt1
  • ellaOne® duhet të merret sa më shpejt, por jo më vonë se 5 ditë (120 orë) pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose në rast të dështimit të metodave kontraceptive1
  • Mund të merrni ellaOne® në çdo moment të ciklit tuaj2

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.
2.ellaOne® Summary of Product Characteristics.
3.Faculty of Sexual and Reproductive Healthcare. Guideline on Emergency contraception 2012. Available at http://www.fsrh.org/pdfs/CEUguidanceEmergencyContraception11.pdf. Accessed June 2013.
4.Brache V et al. Contraception 2013; 88(5): 611-618.
5.Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.