Është folur shumë për këtë pilulë, kështu që është normale që ju të dëshironi të dini më shumë. Ka shumë mite dhe lajme të rreme se si funksionon dhe cilat mund të jenë efektet e saj.
Në këtë faqe do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me kontracepsionin e zakonshëm, kontracepsionin e urgjencës, ciklin menstrual dhe shtatzëninë.
Koitus interruptus nuk është një metodë kontraceptive e besueshme, sepse është shumë e vështirë të “dalësh vërtet në kohë” dhe gjithashtu sepse gjatë marrëdhënieve seksuale – edhe para orgazmës mashkullore – lëshohen në vaginë pika lëngu të cilat përmbajnë edhe spermatozoidë, dhe për këtë arsye rrezikon të mbetesh shtatzënë.