Të kuptuarit e ciklit menstrual

Cikli menstrual është një proces gjatë së cilit çdo muaj zhvillohet një ovul dhe membrana e uterusit tuaj përgatitet për një shtatzëni të mundshme1

Cikli menstrual drejtohet nga disa lëndë kimike në organizëm, të quajtura hormone. Një cikël fillon në ditën e parë të gjakrrjedhjes (menstruacionet) dhe zgjat deri në ditën e parë të menstruacioneve të ardhshme.2 Rritja dhe rënia e niveleve hormonale gjatë kësaj kohe kontrollojnë ciklin menstrual.

Çfarë ndodh në uterusin tuaj?

 

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_2

 

Çfarë ndodh me hormonet tuaja?

Cikli menstrual kontrollohet nga një ndërveprim i ndërlikuar i hormoneve. 1 Në çdo cikël, nivelet e rritura të hormoneve bëjnë qe në ovare të zhvillohet ovociti (vezë) i cili me pas del nga folikuli (ovulacioni) . Ato shkaktojnë zhvillimin e një ovociti dhe zbritjen e tij në gypat e fallopit (ovulacioni).2 Membrana e uterusit fillon ndërkohë të trashet.