Si ta kuptoj që ka funksionuar?

Do ta kuptoni që ellaOne® ka funksionuar në momentin që ju vijnë menstruacionet. Pasi kanë marrë ellaOne®, për shumicën e grave menstruacionet vijnë në kohë. Por, disa prej tyre mund t’i kenë më herët ose më vonë.1

Nëse menstruacionet ju vonohen më tepër se 7 ditë ose nëse kanë fluks më të vogël ose më të madh se normalisht, ose nëse keni simptoma si dhembje abdominale, të përziera, të vjella ose dhembje gjoksi, ose nëse keni dyshime se jeni shtatzënë, bëni një test shtatzënie.1

Shtatzënë pas ellaOne®?

Nëse aksidentalisht keni përdorur ellaOne® gjatë shtatzënisë ose nëse keni ngelur shtatzënë edhe pasi keni përdorur ellaOne®, HRA Pharma (mbajtësi i autorizimit të tregtimit për ellaOne®) është e interesuar të marrë më shumë informacione për shtatzëninë tuaj. Informacionet janë anonime për të ruajtur konfidencialitetin tuaj. Mund të raportoni vetë në www.hra-pregnancy-registry.com, ose t’i kërkoni mjekut tuaj të raportojë për ju. Insistojmë të kontaktoni mjekun tuaj sa më herët gjatë shtatzënisë tuaj.

 

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.