Mund të mbeteni shtatzënë në çdo moment të ciklit tuaj

Teorikisht, gjatë një cikli menstrual mesatar, gjashtë janë ditët në të cilat raporti seksual mund të rezultojë në shtatzëni. Kjo periudhë e riskut për të mbetur shtatzënë, e quajtur gjithashtu “dritarja e fertilitetit”, zgjat gjatë pesë ditëve para zbritjes së ovocitit (ovulimit) plus ditën e zbritjes së ovocitit.1

 

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_3

Jeni në risk për një shtatzëni të mundshme nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura në 5 ditët para ovulimit, pasi sperma mund të jetojë për rreth 5 ditë dhe mund të jetë duke pritur në gypat e fallopit, gati për të fekonduar ovocitin.2 Një ovocit jeton vetëm 24 orë.2

Risku më i lartë për shtatzëni shfaqet kur ovulacioni ndodh pak kohë pas raporteve seksuale të pambrojtura

Risku më i lartë për shtatzëni shfaqet kur ovulacioni ndodh pak kohë pas raporteve seksuale të pambrojtura.3

Cila është periudha e riskut për një shtatzëni të mundshme?

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_4

Nuk keni si ta kuptoni kur është dritarja juaj e fertilitetit dhe ajo mund të jetë në periudha të ndryshme në çdo muaj.1

  • Ju mund të mos ovuloni në të njejtën ditë të ciklit nga një muaj në tjetrin 1
  • Gratë me cikle të rregullta mund ta kenë dritaren e fertilitetit nga dita 6 në atë të 21-të1
  • Gratë me cikle të parregullta mund ta kenë dritaren e fertilitetit nga dita 8 në atë të 28-të1

 

Referencat

  1. Wilcox AJ et al. BMJ 2000; 321: 1259-62.
  2. Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.
  3. Wilcox AJ et al. N Engl J Med 1995; 333: 1517-21