Mite mbi kontraceptivët e urgjencës

Më poshtë listohen disa besime të përhapura mbi kontraceptivët e urgjencës. Klikoni mbi secilin pohim për të parë nëse është i vërtetë apo i gabuar.

  • Kontraceptivi oral i urgjencës mund të përdoret vetëm nëse keni një "incident kontraceptiv", p.sh. çarja e kondomit
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Kontraceptivi i urgjencës është i disponueshëm për gratë që dëshirojnë të parandalojnë shtatzëninë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura  mund të jenë aksidentale ose sepse nuk është përdorur asnjë metodë mbrojtëse. Kjo nuk është e pazakontë. Shumë gra (rreth 30%) kanë kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura gjatë vitit të shkuar.1

  • Kontraceptivi oral i urgjencës është një "bombë hormonale" që do shkatërrojë ciklet e mia menstruale
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Gjatë 10 viteve të fundit, në treg janë hedhur kontraceptivë urgjence specifikë. Hormonet që gjenden në kontraceptivin oral të urgjencës mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual (periodë), gjatë ciklit që i merrni. Kjo do të thotë që pasi keni marrë kontraceptivin oral të urgjencës, menstruacionet pasardhëse mund të vijnë në kohë, pak më herët ose më vonë se normalisht. Pas kësaj, cikli juaj do t’i rikthehet modelit të tij të rregullt.

  • Kontraceptivi oral i urgjencës do më shkaktojë të vjella
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Pilula e mëngjesit tjetër është krijuar dhe zhvilluar specifikisht si një metodë kontraceptive urgjente.

    Kontraceptivi i urgjencës tolerohet mirë; megjithatë si me të gjithë barnat, mund të ketë efekte anësore, edhe pse nuk shfaqen tek të gjithë.2,3

    Nëse keni të vjella deri në tre orë pas marrjes së një kontraceptivi oral të urgjencës, kthehuni në farmaci dhe merrni një tabletë të dytë.2,3

  • Nuk mund të marr një kontraceptiv oral të urgjencës dy herë brenda një cikli
    Answer
    Answer
    E VËRTETË Answer

    …dhe E GABUAR !

    Qëllimi i kontraceptivit oral të urgjencës është të vonojë ose të frenojë lëshimin e ovocitit, deri sa spermatozoidet që gjenden në gypat e fallopit të humbasin aftësinë për t’ju lënë shtatzënë. Ovulacioni vonohet 5-6 ditë. Nëse kryeni përsëri marrëdhënie seksuale të pambojtura gjatë të njejtit cikël, shanset e shtyrjes së ovulacionit janë më të vogla se herën e parë. Ju mund ta merrni kontraceptivin e urgjencës dy herë brenda të njejtit cikël, nëse nuk jeni shtatzënë, por do ishte mirë të fillonit të përdornit një metodë të rregullt kontraceptive, pasi ato janë më të efektshme në shmangien e shtatzënisë. Në çdo rast, duhet të këshilloheni me mjekun, nëse ju nevojitet kontraceptivi oral i urgjencës dy herë brenda të njejtit cikël.

  • Kontraceptivi oral i urgjencës është një mini-abort
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Kontraceptivët e urgjencës nuk kanë asnjë ndikim në fertilitet në të ardhmen.2,3 Nëse dëshironi  të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur një kontraceptiv urgjence, përdorni një metodë kontraceptive barrierë deri në menstruacionet e ardhshme.4,5 Kjo sepse mund të jeni përsëri fertile shumë shpejt.

  • Kontraceptivi oral i urgjencës do të ketë efekte negative në fertilitetin tim
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Kontraceptivët e urgjencës nuk kanë asnjë ndikim në fertilitet në të ardhmen.2,3 Nëse dëshironi  të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur një kontraceptiv urgjence, përdorni një metodë kontraceptive barrierë deri në menstruacionet e ardhshme.3,6 Kjo sepse mund të jeni përsëri fertile shumë shpejt.

  • Mund të përdor kontraceptivin oral të urgjencës si kontraceptiv të rregullt
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Kontraceptivi oral i urgjencës nuk është një metodë e rregullt kontraceptive.3,6 Ai mund të përdoret si një kontraceptiv urgjence në rast se dëshironi të parandaloni një shtatzëni, në rastet kur keni kryer marrëdhënie të pambrojtura seksuale. Por, kontraceptivi i urgjencës nuk është 100% i efektshëm (pasi ju mund të keni ovuluar para se të merrni kontraceptivin oral të urgjencës).