Mite mbi kontracepsionin dhe ciklet menstruale

Një numër i madh metodash kontraceptive janë shumë efektive në parandalimin e shtatzënive. Nga ana tjetër, ekziston një numër i madh informacionesh të gabuara mbi mënyrën se si funksionon sistemi i riprodhimit, mbi përdorimin e metodavë të mbrojtjes, si dhe si disa metoda thjesht nuk funksionojnë..

Më poshtë janë renditur disa mite të zakonshme mbi ciklin menstrual, seksin dhe kontracepsionin. Klikoni mbi secilin mit për të parë nëse është i vërtetë ose i gabuar.

  • Ovulimi ndodh në mes të ciklit, rreth ditës së 14-të
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Periudha e ovulimit është shumë e paparashikueshme.1 Vetëm 10% e grave ovulojnë në ditën e 14-të të ciklit të tyre.1 Ovulimi mund të ndodhë në çdo moment nga dita e 11-të në të 21-tën, nëse cikli juaj është i rregullt, dhe deri në ditën e 28-të, nëse cikli juaj është i parregullt.1 Ovulimi mund të variojë gjithashtu nga cikli në cikël, duke e bërë të pamundur parashikimin e tij.1 Kjo do të thotë se risku i konceptimit ekziston pothuajse në çdo ditë të ciklit tuaj.

  • Nëse cikli im është i rregullt, ovulimi do të ndodhë gjithmonë në mes të tij
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Momenti i ovulacionit është i paparashikueshëm dhe varion nga cikli në cikël, edhe nëse kohëzgjatja e ciklit tuaj menstrual është e rregullt.1

  • Ciklet e rregullta menstruale (pa përdorur kontraceptivë oralë) ekzistojnë
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Shumica e grave nuk kanë cikle aq të rregullta sa mendojnë. Ato mund të kenë disa cikle të rregullta rradhazi, që ndiqen nga një cikël shumë më i shkurtër ose më i gjatë.  Një grua nuk e di asnjëherë paraprakisht, nëse cikli i saj është më i shkurtër ose më i gjatë se normalja. Kur përdorni kontraceptivë oralë, ciklet tuaja janë të rregullta (nëse i merrni në mënyrë të duhur).

  • Nuk mund të ngelesh shtatzënë në fillim ose në fund të ciklit
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

     

    Për shkak se momenti i ndodhjes së ovulimit është i paparashikueshëm dhe spermatozoidet mund të jetojnë deri në 5 ditë në gypat e fallopit.1,2 Risku i konceptimit nga një marrëdhënie seksuale e pambrojtur është i pranishëm pothuajse në çdo ditë të ciklit tuaj.1

  • Shtatzënia fillon menjëherë pas raporteve seksuale të pambrojtura
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Shtatzënia nuk fillon menjëherë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Shtatzënia nis kur ovociti i fekonduar vendoset në uterus3, që normalisht ndodh 6-12 ditë pas fekondimit.4 Kjo do të thotë se ju nuk jeni shtatzënë deri në ditën e 6-të pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

  • Marrëdhëniet e pambrojtura seksuale ndodhin shumë rrallë
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, mund të nevrikoseni me veten, pasi nuk jeni treguar shumë e kujdesshme. Por, mos u tregoni shumë e ashpër me veten – nuk jeni e vetme. Shumë gra (rreth 30%) kanë kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura të paktën një herë, gjatë vitit të kaluar.5 Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të merrni masat e duhura, por incidentet ndodhin, prandaj mos mendoni se ju ndodhin vetëm ju.

  • Nuk mund të ngelem shtatzënë, për sa kohë aktiviteti seksual ndodh jashtë dritares time të fertilitetit.
    Answer
    Answer
    E VËRTETË Answer

     

    Kjo është shumë e vërtetë, por ju nuk mund ta llogarisni me siguri se kur do ta keni dritaren tuaj të fertilitetit, për shkak se ovulimi është i ndryshueshëm dhe i paparashikueshëm.1 Nëse mendoni se dritarja juaj e fertilitetit do të jetë rreth ditës së 14-të të ciklit tuaj, jeni e pasaktë – periudha juaj fertile mund të jetë më herët ose më vonë. Nëse dëshironi të shmangni shtatzëninë, nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura në asnjë moment të ciklit tuaj.

  • Nuk mund të mbetem shtatzënë ndërsa jam duke ushqyer me gji
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Ushqyerja me gji ka tendencë ta shtyjë ovulacionin, por diçka e tillë nuk është e garantuar. Ovulimi mund të ndodhë edhe kur një grua ushqen me gji. Nëse ushqeni fëmijën tuaj me gji përdorni kondom, nëse dëshironi të shmangni shtatzëninë.

  • Një grua që nuk kalon në orgazmë nuk mund të ngelet shtatzënë
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Fekondimi ndodh kur spermatozoidi i një burri bashkohet me ovocitin e një gruaje.6 Ndërsa burri duhet të ejakulojë që të lëshojë spermë, nuk është e nevojshme që gruaja të kalojë në orgazmë për të lëshuar një ovocit. Gratë në moshën e riprodhimit lëshojnë një ovocit në muaj, si pjesë të ciklit të rregullt menstrual. Kjo ndodh pavarësisht kalimit ose jo të gruas në orgazmë.

  • Nuk kam nevojë për mbrojtje kontraceptive, pasi ne kryejmë marrëdhënie vetëm gjatë periudhës së "sigurt". Gratë janë fertile vetëm një ditë në muaj.
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Gjatë ciklit menstrual mesatar të një gruaje, gjatë gjashtë ditëve seksi mund të sjellë shtatzëni: pesë ditët përpara lëshimit të ovocitit (ovulimi), plus ditën e lëshimit të ovocitit.1 Koha e ovulimit mund të ndryshojë gjithashtu nga cikli në cikël.1 Prandaj përcaktimi i saktë i ovulacionit është pothuajse i pamundur. Kjo do të thotë se risku për konceptim nga marrëdhëniet e pambrojtura seksuale ekziston në çdo ditë të ciklit tuaj.

  • Nuk mund të mbetem shtatzënë nëse kryejmë marrëdhënie seksuale në këmbë ose nëse unë rri sipër
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Disa njerëz besojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale në pozicione të caktuara, si në këmbë, do ta detyrojë spermën të dalë nga vagina e një gruaje. Megjithatë, pozicioni seksual nuk ka asnjë efekt në fekondim. Kur një burrë ejakulon, sperma depozitohet në vaginë. Sperma do të fillojë të lëvizë lart, përmes cerviksit, menjëherë pas ejakulimit.

  • Nuk do të mbetem shtatzënë nëse partneri im tërhiqet para se të ejakulojë
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Tërheqja para ejakulimit nuk është një metodë e sigurt kontracepsioni.7 Sekrecioni që një burrë lëshon para ejakulimit mund të përmbajë spermatozoide. Ekziston gjithashtu mundësia që burri të mos tërhiqet në kohë.

  • Nuk mund të mbetem shtatzënë pasi kjo është hera e parë që kryej marrëdhënie seksuale
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Një grua mund të mbetet shtatzënë sa herë që ndodh ovulacioni, edhe nëse ajo nuk ka kryer më parë marrëdhënie seksuale.

  • Nuk mund të mbetem shtatzënë nëse bëj dush ose urinoj, menjëherë pas marrëdhënieve seksuale
    Answer
    Answer
    E GABUAR Answer

    Larja ose urinimi pas marrëdhënieve seksuale nuk do ndalojë spermatozoidet që kanë hyrë tashmë në uterus përmes cerviksit.

Referencë

1. Wilcox AJ et al. BMJ 2000; 321: 1259-62.

2. Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.

3. Gold RB. The Guttmacher Report on Public Policy 2005. Available at http://www.guttmacher.org/pubs/tgr/08/2/gr080207.pdf. Accessed June 2013.

4. Wilcox AJ et al. NEJM 1999; 340(23): 1796-1799.

5. HRA Pharma Report. Women and emergency contraception in 2012.  A European Survey.

6. Royal College of Obstetricians and Gynaecologists website. Medical terms explained. Available at http://www.rcog.org.uk/womens-health/patient-information/medical-terms-explained. Last accessed September 2013

7. Trussell J. Contraception 2011; 83: 397-404.