Ky website përdor cookies për të përmirësuar aksesin dhe shërbimin e ofruar gjatë vizitës tuaj.
Duke vazhduar ju i pranoni këto cookies.
Për më shumë informacione, klikoni këtu X

Ky website përdor cookies për të përmirësuar aksesin dhe shërbimin e ofruar gjatë vizitës tuaj.
Duke vazhduar ju i pranoni këto cookies.
Për më shumë informacione, klikoni këtu

Kontraceptimi i rregullt

Kontraceptivi oral i urgjencës nuk është një metodë e rregullt kontracepsioni

Pas përdorimit të kontraceptivit oral të urgjencës do të ishte me vend të mendonit për përdorimin e një kontraceptivi të rregullt.

Nëse keni patur probleme me metodën e zakonshme kontraceptive, kjo mund të jetë koha e duhur për të ndërruar metodë, në mënyrë që të përdorni atë që ju përshtatet më mirë.

Ju ofrohen një numër i madh zgjedhjesh: metodat barrierë, metodat kontraceptive hormonale, IUD-të dhe sterilizimi. Disa nga metodat janë të paraqitura më poshtë.

Disa prej këtyre metodave mund të kenë kundërindikacione mjekësore. Për të marrë informacione më të detajuara mbi metodat kontraceptive konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Mbani mend se vetëm kondomët ju mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV.1 Metodat e tjera kontraceptive nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Nëse jeni e shqetësuar për infeksionet seksualisht të transmetueshme, konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Ekzistojnë edhe disa “metoda natyrale” si tërheqja dhe metodat e njohjes së fertilitetit (metoda Ogino, metoda Billings dhe ajo e temperaturës). Është provuar se këto metoda janë pak të besueshme.2

 

Referencë

1.Bedsider website. Available at www.bedsider.org. Last accessed October 2013.

2.Trussell J. Contraception 2011; 83: 397-404.


Welcome to our global website

The information on this website is based on the EU product information that may not be approved elsewhere.
If you want to be redirected to your country website, please select it from the following list.
To visit the global website, close this window.

If you are a journalist or media professional, please visit our Media Centre