Këshilla për të shmangur incidentet kontraceptive

Incidentet me kontraceptivët mund t’i ndodhin të gjithëve. Ja disa këshilla për t’ju ndihmuar:

  • Jini e përgatitur. Mbani me vete kondom,diafragmën apo kapën
  • Mos përdorni lubrifikues me bazë vajore me kondomët, pasi ata mund të dobësojnë lateksin dhe mund të çahen
  • Bëni kujdes kur nxirrni nga xhepi kondomët, veçanërisht nëse keni thonj të gjatë ose keni vendosur aksesorë
  • Ruajini si duhet prezervativët, në mënyrë që të mos ngrohen apo dëmtohen
  • Mos i përdorni prezervativët pas datës së skandencës
  • Përdorni aplikacionet e prodhuesëve të kontraceptivëve ose funksionet e njoftimit ose kalendarit në celularin tuaj, për të caktuar alarme të përditshme që të merrni kontraceptivin oral
  • Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e duhura, nëse harroni të merrni një tabletë kontraceptive. Lexoni fletëudhëzuesin në paketimin e kontraceptivëve oralë
  • Regjistrohuni në njoftimet falas përmes telefonit ose SMS-ve, që ofrohen nga disa prodhues të kontraceptivëve
  • Vendosni një njoftim në telefon për të hequr dhe rivendosur unazën tuaj vaginale
  • Vendosni një njoftim javor në telefon, që të kujtoheni të ndërroni patch-in tuaj kontraceptiv
  • Vendosni një njoftim në telefon që të kujtoheni për injeksionin e ardhshëm kontraceptiv
  • Mos jini të sigurt se do të kujtoheni vetë. Mos rrezikoni!