Çfarë t’i thoni farmacistit tuaj

Më poshtë gjeni një listë me barna dhe patologji, që duhet t’ia tregoni farmacistit tuaj përpara se të merrni ellaOne®:1

  • Sëmundja e mëlçisë. ellaOne® nuk rekomandohet tek gratë me gjendje të rënduar të mëlçisë
  • Astmë e rënduar
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e epilepsisë (fenitoina, fosfentoina, fenobarbitali, primidoni, karbamazepina, okskarbazepina)
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e infeksionit HIV (ritonavir, efavirenz, nevirapinë)
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e infeksioneve bakteriale (për shembull rifampicina, rifabutina)
  • Barna bimore që përmbajnë lule basani  (Hypericum perforatum) të përdoura për trajtimin e depresionit ose ankthit
  • ellaOne® nuk duhet të përdoret bashkë me kontraceptivë të urgjencës që përmbajnë levonorgestrel
  • Nëse ju janë vonuar menstruacionet ose nëse keni simptoma të shtatzënisë (rëndim në gjoks, të vjella në mëngjes), pasi mund të jeni shtatzënë

Referencat

1.Fletëudhëzues i pacientit i ellaOne®