Çfarë nuk është ellaOne®

NUK ËSHTË një metodë e rregullt kontraceptive1

Nuk duhet ta përdorni ellaOne® si një metodë të rregullt kontraceptive.1 Kontraceptivi oral i urgjencës është një metodë rezervë për parandalimin e një shtatzënie dhe duhet përdorur vetëm me raste.1

NUK është metodë mbrojtëse për marrëdhënie seksuale të mëvonshme1

Nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura pasi keni përdorur ellaOne®, nuk jeni të mbrojtura nga një shtatzëni e mundshme. Duhet të përdorni një metodë mbrojtëse barrierë, si kondomët, sa herë që kryeni marrëdhënie seksuale, deri në ciklin e ardhshëm menstrual. Nëse merrni kontraceptivë oralë të rregullt, vijoni si zakonisht, që pas ditës që keni marrë ellaOne®. Sigurohuni të përdorni kondom herën tjetër që kryeni marrëdhënie seksuale, deri në menstruacionet e ardhshme.

NUK shkakton abort2

ellaOne® vepron duke vonuar lëshimin e ovocitit.1 Nëse keni mbetur shtatzënë, jeni shumë vonë për kontraceptiv oral të urgjencës, pasi ai parandalon fillimin e një shtatzënie. Kështu, ju nuk duhet të merrni ellaOne® nëse keni mbetur shtatzënë.

ellaOne® nuk ndikon në fertilitetin tuaj3

Nëse dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur ellaOne®, përdorni një metodë kontraceptive barrierë, deri në menstruacionet e ardhshme.3 Kjo për shkak se mund të jeni përseri fertile shumë shpejt