Category Archives: My reproductive system

Si dhe kur fillon shtatzënia?

Kur një spermatozoid i vetëm bashkohet me ovocitin ndodh fekondimi.1  Shtatzënia fillon disa ditë pas fekondimit.

Shtatzënia nuk fillon pa implantimin e ovocitit të fekonduar në uterus, pasi ky i fundit ka përshkuar gypat e fallopit.2

Kështu, nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura ose nëse metoda kontraceptive nuk ka funksionuar, shtatzënia nuk do nisë pa kaluar të paktën gjashtë ditë.

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_5

Shenjat e shtatzënisë4

  • Vonesë e menstruacioneve
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Lodhje
  • Ndjeshmëri ose dhembje e gjirit
  • Nevoja për të urinuar më shpesh

Nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë, bëni një test shtatzënie dhe/ose këshillohuni me mjekun tuaj. Nëse jeni shtatzënë, është shumë vonë për kontraceptivin oral të urgjencës, pasi ai funksionon duke parandaluar fillimin e një shtatzënie.

trombonebackbottom

 

Mund të mbeteni shtatzënë në çdo moment të ciklit tuaj

Teorikisht, gjatë një cikli menstrual mesatar, gjashtë janë ditët në të cilat raporti seksual mund të rezultojë në shtatzëni. Kjo periudhë e riskut për të mbetur shtatzënë, e quajtur gjithashtu “dritarja e fertilitetit”, zgjat gjatë pesë ditëve para zbritjes së ovocitit (ovulimit) plus ditën e zbritjes së ovocitit.1

 

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_3

Jeni në risk për një shtatzëni të mundshme nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura në 5 ditët para ovulimit, pasi sperma mund të jetojë për rreth 5 ditë dhe mund të jetë duke pritur në gypat e fallopit, gati për të fekonduar ovocitin.2 Një ovocit jeton vetëm 24 orë.2

Risku më i lartë për shtatzëni shfaqet kur ovulacioni ndodh pak kohë pas raporteve seksuale të pambrojtura

Risku më i lartë për shtatzëni shfaqet kur ovulacioni ndodh pak kohë pas raporteve seksuale të pambrojtura.3

Cila është periudha e riskut për një shtatzëni të mundshme?

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_4

Nuk keni si ta kuptoni kur është dritarja juaj e fertilitetit dhe ajo mund të jetë në periudha të ndryshme në çdo muaj.1

  • Ju mund të mos ovuloni në të njejtën ditë të ciklit nga një muaj në tjetrin 1
  • Gratë me cikle të rregullta mund ta kenë dritaren e fertilitetit nga dita 6 në atë të 21-të1
  • Gratë me cikle të parregullta mund ta kenë dritaren e fertilitetit nga dita 8 në atë të 28-të1

 

Referencat

  1. Wilcox AJ et al. BMJ 2000; 321: 1259-62.
  2. Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.
  3. Wilcox AJ et al. N Engl J Med 1995; 333: 1517-21

Ovulacioni

OV1

Ovulacioni është procesi i daljes (zbritjes) së ovocitit nga ovaret1. Gruaja lind me të gjitha ovocitet e saj. Në momentin që filloni të keni cikle menstruale, zhvillohet një ovocit (me raste edhe dy), që lëshohet në çdo cikël menstrual.2

 

OV2

 

Pas ovulimit, ovociti jeton afërsisht 24 orë3

 

 

OV3

Sapo ovociti zbret nga ovarja, udhëton përmes gypave të fallopit për në uterus. Fertilizimi ndodh në rastet kur sperma e një burri takon dhe bashkohet me ovocitin.1 Sperma mund të mbijetojë deri në pesë ditë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gypat e fallopit.3

 

OV4

 

Nëse ovociti nuk fertilizohet, ai ripërthithet nga organizmi. Nivelet e hormoneve bien dhe membrana e uterusit bie dhe largohet nga trupi në formën e menstruacioneve.1,2

 

 

OV5

 

 

Një grua nuk mund të mbetet shtatzënë, nëse nuk ndodh ovulacioni.

Referencat

1. Royal College of Obstetricians and Gynaecologists website. Medical terms explained. Available at http://www.rcog.org.uk/womens-health/patient-information/medical-terms-explained. Last accessed September 2013.

2. Aitken J et al. J. Clin. Invest 2008; 118 (4): 1330–1343.

3. Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.

4. ellaOne® Summary of Product Characteristics.

5. World Health Organization. (In association with the International Consortium for Emergency Contraception, International Federation of Gynaecology and Obstetrics, International Planned Parenthood Federation, Department of Reproductive Health and Research). Fact sheet on the safety of levonorgestrel-alone emergency contraceptive pills. Available at: http://whqlibdoc.who.int/hq/2010/WHO_RHR_HRP_10.06_eng.pdf Accessed November 2013.

Të kuptuarit e ciklit menstrual

Cikli menstrual është një proces gjatë së cilit çdo muaj zhvillohet një ovul dhe membrana e uterusit tuaj përgatitet për një shtatzëni të mundshme1

Cikli menstrual drejtohet nga disa lëndë kimike në organizëm, të quajtura hormone. Një cikël fillon në ditën e parë të gjakrrjedhjes (menstruacionet) dhe zgjat deri në ditën e parë të menstruacioneve të ardhshme.2 Rritja dhe rënia e niveleve hormonale gjatë kësaj kohe kontrollojnë ciklin menstrual.

Çfarë ndodh në uterusin tuaj?

 

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_2

 

Çfarë ndodh me hormonet tuaja?

Cikli menstrual kontrollohet nga një ndërveprim i ndërlikuar i hormoneve. 1 Në çdo cikël, nivelet e rritura të hormoneve bëjnë qe në ovare të zhvillohet ovociti (vezë) i cili me pas del nga folikuli (ovulacioni) . Ato shkaktojnë zhvillimin e një ovociti dhe zbritjen e tij në gypat e fallopit (ovulacioni).2 Membrana e uterusit fillon ndërkohë të trashet.

Si është i ndërtuar?

Sistemi i riprodhimit, që shpesh quhet  organet seksuale, është tërësia e organeve që nevojiten për të bërë një fëmijë ose për t’u riprodhuar. 1

Sistemi juaj i riprodhimit është i përbërë nga vulva, vagina, cerviksi, uterusi, gypat e fallopit, ovaret dhe gjinjtë. Ndryshe nga burrat, pjesa më e madhe e sistemit tuaj të riprodhimit është e vendosur brenda në trup.

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams