Category Archives: Emergency contraception

Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Kontraceptivët oralë të urgjencës nuk ju mbrojnë nga infeksionet ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme.1

Nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura, mund të keni marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë, konsultohuni me mjekun tuaj ose me ndonjë profesionist të shëndetit për kryerjen e analizave.2 Ata mund t’ju qetësojnë, t’ju sigurojnë trajtim dhe t’ju shpjegojnë se si mund të shmangni transmetimin e infeksionit tek personat e tjerë me të cilët kryeni marrëdhënie seksuale.

Couple goes hand in hand

Kontraceptivët oralë të urgjencës nuk shkaktojnë abort

Mund të keni dëgjuar që kontraceptivët oralë të urgjencës shkaktojnë abort. Kjo nuk është e vërtetë. Kontraceptivët oralë të urgjencës parandalojnë shtatzëninë.1 Ata veprojnë përpara se të ndodhë shtatzënia.

Nëse jeni shtatzënë, kontraceptivi oral i urgjencës nuk do ta ndalojë shtatzëninë tuaj. Nuk do të shkaktojë abort.1

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.

Si veprojnë kontraceptivët oralë të urgjencës

Kontraceptivi oral i urgjencës vepron duke frenuar ose vonuar ovulimin.1,2 

Veprojnë për të parandaluar shtatzëninë pas kryerjes së marrëdhënieve  seksuale të pambrojtura duke shtyrë ovulimin, kur ai nuk ka ndodhur ende. Kështu, spermatozoidet që presin në gypat e fallopit nuk do të mund të bashkohen me ovocitin, për ta fekonduar atë. Kjo është e ngjashme me kontraceptivët oralë normalë, që gjithashtu pengojnë zbritjen e ovocitit në gypat e fallopit.

Kontraceptivët oralë të urgjencës nuk janë 100% të efektshëm.1 Kjo për shkak të mundësisë që ju të keni ovuluar në momentin që keni marrë tabletën kontraceptive. Marrja e kontraceptivit oral të urgjencës sa më shpejt pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura rrit shanset  për sukses.3

Sa më shpejt ta merrni kontraceptivin oral të urgjencës, aq më mirë·

  • Kontraceptivët oralë të urgjencës nuk janë 100% të efektshëm.1·
  • ellaOne® është i vetmi kontraceptiv oral i urgjencës që është ende efektiv kur risku i shtatzënisë është më i lartë1,4,5·
  • Sa më shpejt ta merrni kontraceptivin oral të urgjencës, aq më të mëdha janë shanset e shtyrjes së suksesshme të ovulimit dhe shmangies së shtatzënisë.3

trombonebackbottom

Kontraceptivët oralë të urgjencës nuk ju mbrojnë nga shtatzënia nëse vijoni të kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura.3

woman holding a condom

Nëse dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur një kontraceptiv oral të urgjencës, përdorni një metodë mbrojtëse barrierë, deri në ciklin e ardhshëm menstrual.

 

Tipet e kontraceptivit të urgjencës

Pajisja intrauterine (IUD) e përshtatshme si kontraceptiv urgjence është spiralja prej bakri, në formë T-je

IUD-ja prej bakri, në formë T-je, konsiderohet si kontraceptivi i urgjencës më i efektshëm dhe siguron një zgjidhje të vazhdueshme kontraceptive.1 Megjithatë, në një situatë ku ju duhet të veproni shpejt, vendosja e IUD kërkon kohë dhe është një procedurë invazive dhe e parehatshme.

IUD-ja prej bakri, në formë T-je, mund të vendoset deri në 120 orë (5 ditë) pas kryerjes së marrdhënieve seksuale të pambrojtura.3  Megjithatë, përdorimi i saj është i kushtëzuar nga disponueshmëria dhe nevoja që të vendoset nga një profesionist i kujdesit shëndetësor.2

Kontraceptivët oralë të urgjencës (pilulat kontraceptive të urgjencës)

Tabletat (Pilulat) kontraceptive të urgjencës quhen ndryshe edhe tabletat e “mëngjesit pas”, pasi ato duhet të merren sa më shpejt pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.4

Janë të disponueshëm dy kontraceptivë oralë të urgjencës5

  • Një që përmban levonorgestrel dhe u përdor për herë të parë në vitin 1999
  • Një që përmban ulipristal acetat (ellaOne®), që ka hyrë në përdorim që nga viti 2009

Mekanizmi i veprimit të kontraceptivëve oralë të urgjencës ka të bëjë me shtyrjen ose frenimin e ovulimit, në mënyrë që të mos lëshohet ovociti.6,7

Në varësi të shtetit, kontraceptivi oral i urgjencës mund të jetë i disponueshëm direkt në farmaci, pa recetë mjekësore. Doza është një tabletë e vetme, që duhet marrë sa më shpejt, pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.4,7

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_6

ellaOne® ofron një kontraceptiv oral urgjence me performancë të lartë dhe që është zhvilluar specifikisht për kontracepsionin e urgjencës5

trombonebackbottom

Përmbledhje e tipeve të kontraceptivëve të urgjencës të disponueshëm në Europë

FORMA FARMACEUTIKE Sa shpejt duhet të veproj? Sa i efektshëm është? Si mund ta marr?
ellaOne® (30mg ulipristal acetate) Tabletë7 Sa më shpejt dhe brenda 5 ditëve (120 orë) pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose pas dështimit të metodës kontraceptive7 I efektshëm edhe kur merret pak para zbritjes së ovocitit7 kur risku i shtatzënisë është më i lartë Farmaci ose me recetë nga mjeku
Levonorgestrel (0.75 mg & 1.5 mg) Tabletë9 Sa më shpejt dhe brenda 3 ditëve (72 orë) pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose pas dështimit të metodës kontraceptive9 I efektshëm, por nuk funksionon nëse merret pak para zbritjes së ovocitit9 Farmaci ose me recetë nga mjeku
Pajisje intrauterine prej bakri  (IUD) Një pajisje e vogël, në formë T-je, që vendoset në brendësi të uterusit, nga një mjek10 Sa më shpejt dhe brenda 5 ditëve (120 orë) pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose një dështimi të metodës kontraceptive9 I efektshëm dhe ka avantazhin e ofrimit të kontracepsionit të rregullt, menjëherë sapo vendoset1 Me recetë nga mjeku

Nëse nuk jeni e sigurt se cila është zgjidhja më e mirë për ju, këshillohuni me një farmacist ose një profesionist të kujdesit shëndetësor.

 

A është kontraceptivi i urgjencës i duhuri për mua?

Kontraceptivi i urgjencës parandalon shtatzëninë pas një raporti seksual të pambrojtur ose pas dështimit të metodës kontraceptive.1 Duhet të përdoret sa më shpejt që të jetë e mundur.1

Keni kryer marrëdhënie të pambrojtura seksuale?

  • Kondomi rrëshqiti apo u ça?
  • Keni harruar të:

– Pini kontraceptivin oral?

– Vendosni unazën kontraceptive?

– Aplikoni patch-in tuaj kontraceptiv?

  • Diafragma ose kapa juaj rrëshqiti apo keni harruar ta vendosni?
  • Partneri nuk mundi të tërhiqej në kohë?
  • Harruat të përdorni një metodë kontraceptive?
  • Ju detyruan të kryeni marrëdhënie seksuale pa mbrojtje?

trombonebackbottom

Mundësitë e mia të kontraceptivit të urgjencës

Në Europë, ekzistojnë dy mundësi të ndryshme të kontracepsionit të urgjencës:

  • Tableta e kontraceptivit oral të urgjencës
  • Pajisje intrauterine që vendoset në brendësi të uterusit