Category Archives: Before taking ellaOne®

ellaOne® është e lehtë për t’u përdorur

ellaOne® është e lehtë për t’u përdorur –është një tabletë e vetme.1

ellaOne® mund ta merrni me pak ujë, sa më shpejt, dhe jo më vonë se 120 orë (5 ditë) pasi keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura.1

Mund ta merrni para, në mes ose pas një vakti.1

 

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.

Çfarë t’i thoni farmacistit tuaj

Më poshtë gjeni një listë me barna dhe patologji, që duhet t’ia tregoni farmacistit tuaj përpara se të merrni ellaOne®:1

  • Sëmundja e mëlçisë. ellaOne® nuk rekomandohet tek gratë me gjendje të rënduar të mëlçisë
  • Astmë e rënduar
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e epilepsisë (fenitoina, fosfentoina, fenobarbitali, primidoni, karbamazepina, okskarbazepina)
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e infeksionit HIV (ritonavir, efavirenz, nevirapinë)
  • Disa barna që përdoren në trajtimin e infeksioneve bakteriale (për shembull rifampicina, rifabutina)
  • Barna bimore që përmbajnë lule basani  (Hypericum perforatum) të përdoura për trajtimin e depresionit ose ankthit
  • ellaOne® nuk duhet të përdoret bashkë me kontraceptivë të urgjencës që përmbajnë levonorgestrel
  • Nëse ju janë vonuar menstruacionet ose nëse keni simptoma të shtatzënisë (rëndim në gjoks, të vjella në mëngjes), pasi mund të jeni shtatzënë

Referencat

1.Fletëudhëzues i pacientit i ellaOne®

ellaOne® nuk është e përshtatshme (kundërindikohet):

Nuk duhet ta përdorni ellaOne® nëse:

  • Jeni alergjike ndaj ulipristal acetatit ose ndaj ndonjërës prej lëndëve ndihmëse tek ellaOne®. (Lëndët ndihmëse janë listuar në fletëudhëzuesin për pacientin  – konsultohuni me farmacistin nëse keni pasiguri)1

 

Referencat

1.Fletëudhëzuesi për pacientin ellaOne®.

2.Wilcox AJ et al. NEJM 1999; 340(23): 1796-1799

Çfarë nuk është ellaOne®

NUK ËSHTË një metodë e rregullt kontraceptive1

Nuk duhet ta përdorni ellaOne® si një metodë të rregullt kontraceptive.1 Kontraceptivi oral i urgjencës është një metodë rezervë për parandalimin e një shtatzënie dhe duhet përdorur vetëm me raste.1

NUK është metodë mbrojtëse për marrëdhënie seksuale të mëvonshme1

Nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura pasi keni përdorur ellaOne®, nuk jeni të mbrojtura nga një shtatzëni e mundshme. Duhet të përdorni një metodë mbrojtëse barrierë, si kondomët, sa herë që kryeni marrëdhënie seksuale, deri në ciklin e ardhshëm menstrual. Nëse merrni kontraceptivë oralë të rregullt, vijoni si zakonisht, që pas ditës që keni marrë ellaOne®. Sigurohuni të përdorni kondom herën tjetër që kryeni marrëdhënie seksuale, deri në menstruacionet e ardhshme.

NUK shkakton abort2

ellaOne® vepron duke vonuar lëshimin e ovocitit.1 Nëse keni mbetur shtatzënë, jeni shumë vonë për kontraceptiv oral të urgjencës, pasi ai parandalon fillimin e një shtatzënie. Kështu, ju nuk duhet të merrni ellaOne® nëse keni mbetur shtatzënë.

ellaOne® nuk ndikon në fertilitetin tuaj3

Nëse dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur ellaOne®, përdorni një metodë kontraceptive barrierë, deri në menstruacionet e ardhshme.3 Kjo për shkak se mund të jeni përseri fertile shumë shpejt

 

Si vepron ellaOne®

EllaOneWomansBook_AnnotatedDiagrams_7

Çfarë është ellaOne®?

  • ellaOne® është kontraceptivi oral i urgjencës që mund të parandalojë një shtatzëni të mundshme pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose në rast se metoda juaj kontraceptive nuk ka funksionuar1
  • ellaOne® është e efektshme në momentin e duhur, pasi mund të parandalojë shtatzëninë edhe në momentin që jeni gati duke ovuluar, që është periudha me riskun më të lartë për një shtatzëni të mundshme2,3,4
  • ellaOne® vepron duke vonuar lëshimin e ovocitit1. Kështu, në momentin që ovociti lëshohet (ovulacioni), spermatozoidet brenda jush nuk janë më në gjendje të shkaktojnë shtatzëni3,5
  • Çdo tabletë e ellaOne® përmban 30 mg ulipristal acetat1
  • ellaOne® është e lehtë në përdorim –  përbëhet nga një tabletë, që duhet marrë sa më shpejt1
  • ellaOne® duhet të merret sa më shpejt, por jo më vonë se 5 ditë (120 orë) pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose në rast të dështimit të metodave kontraceptive1
  • Mund të merrni ellaOne® në çdo moment të ciklit tuaj2

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.
2.ellaOne® Summary of Product Characteristics.
3.Faculty of Sexual and Reproductive Healthcare. Guideline on Emergency contraception 2012. Available at http://www.fsrh.org/pdfs/CEUguidanceEmergencyContraception11.pdf. Accessed June 2013.
4.Brache V et al. Contraception 2013; 88(5): 611-618.
5.Pallone S and Bergus G. J Am Board Fam Med 2009; 22: 147–157.