Category Archives: Ask your pharmacist

Çfarë thonë gratë

beautiful young woman with white dress“U tremba për një shtatzëni të mundshme sepse u ça prezervativi. Shkova në një farmaci dhe mora një kontraceptiv urgjence. Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do ta kisha marrë kontraceptivin e urgjencës. Do të kishte qënë histori krejt tjetër; nuk më pëlqen të mendoj për të.”


teenager“E njoh kontraceptivin e urgjencës sepse prindërit e mi më kanë folur për këtë kur isha adoleshente. Nuk mendoj se do të më nevojitet ndonjëherë, por nuk i dihet. Ndihem mirë që e di që diçka e tillë ekziston, për çdo rast.”


Woman working online

“Një natë dola dhe takova një djalë të mrekullueshëm. Përfunduam duke mos përdorur prezervativ. Mëngjesin tjetër, shkuam në farmaci dhe morëm kontraceptivin e urgjencës. Mendoj se ja vlen vërtetë. Nëse ju ndodh një incident, është gjëja më e mirë që mund të bëni. Nëse ju duhet, shkoni ta merrni.”


perfect day

“Përdora kontraceptiv urgjence sepse na u ça prezervativi. Më duhej patjetër të shkoja dhe ta merrja.”

 


Businesswoman

 

“Unë di që kontraceptivin e urgjencës duhet ta merrni sa më shpejt që mundeni. Fakti që merret direkt në farmaci është shumë i volitshëm. Nuk do ndihesha rehat të diskutoja për marrëdhëniet seksuale me një mjek që më njeh mua dhe familjen time.”


caucasian_woman3

“Kam një kontraceptiv urgjence që e mbaj në shtëpi, edhe pse përdor kontraceptivë oralë, që kam harruar disa herë t’i përdor.  Ndihem mirë që di se kam një tabletë kontraceptivi urgjence gati paraprakisht.”

Planifikoni se çfarë mund të thoni

Mund ta keni më të lehtë, nëse planifikoni paraprakisht se çfarë do t’i thoni farmacistit. Ja disa sugjerime:

  • “Do të doja kontraceptivin oral të urgjencës, ju lutem.”
  • “Kam patur një incident me kontraceptivin dhe do të doja pilulen e mëngjesit tjeter, ju lutem.”
  • “A mund të flas me dikë për kontraceptivët e urgjencës?”
  • “Më nevojitet kontraceptivi oral i urgjencës ju lutem”

Nëse ndiheni më rehat, merrni dikë që t’ju shoqërojë.

pharmacist6

Konsultë e thjeshtë

Marrja e ellaOne®duhet të jetë e thjeshtë dhe pa probleme.

Farmacisti mund t’ju bëjë disa pyetje për të verifikuar nëse ellaOne® është e përshtatshme për ju.

Nuk duhet të keni turp. Mbani mend që stafi i farmacisë përballet çdo ditë me situata delikate – është detyra e tyre ta bëjnë këtë eksperiencë sa më pak stresuese për ju.

pharmacy_interaction

 

Historia e Belës

young african american woman

Pasi na erdhi në jetë fëmija i dytë, familja jonë u bë e plotë. Në ditëlindjen time të 40-të, bashkëshorti organizoi një festë surprizë. Ishte një natë e paharrueshme. Ditën tjetër m’u kujtua që nuk kisha marrë kontraceptivët oralë disa herë gjatë javës dhe që kisha kryer marrëdhënie seksuale pas festës.

Pyeta motrën se çfarë mund të bëja. Ajo më tha të merrja një kontraceptiv urgjence në farmaci. Pas një diskutimi të shkurtër, bleva ellaOne®. Ndërsa isha atje bleva edhe prezervativë, për çdo rast.

Blerja e ellaOne® ishte shumë e thjeshtë.

bella

Lexo Historia e Rozës

Historia e Rozës

HRA-Paharmacie-Situations-368 (1024x683)

Sapo kisha filluar universitetin. Kisha disa kohë që shoqërohesha me Paulon. Kur prezervativi i tij rrëshqiti, pata vërtetë frikë se mos kisha mbetur shtatzënë. E dija që nuk isha gati të bëhesha me fëmijë.

Kisha lexuar në internet për kontraceptivët e urgjencës.

Mendova se do të ishte më e lehtë të shkoja tek një farmacist se sa të caktoja takim me një doktor. Kur hyra në farmaci, isha shumë nervoze, por farmacisti ishte shumë i sjellshëm. Më bëri disa pyetje, por e gjithë eksperienca ishte miqësore dhe e thjeshtë.

Shkova në një kafene dhe lexova fletëudhëzuesin brenda në kuti.

Më pas, mora ellaOne® dhe shkova në leksionin e rradhës. U ndjeva menjëherë e lehtësuar.

 

Lexo Historia e Belës