Category Archives: After taking ellaOne®

Kontraceptivi oral pas ellaOne®

Përdorni gjithmonë metoda mbrojtëse të sigurta barrierë, si kondomët, deri në ciklin e ardhshëm menstrual.
Fillimi i përdorimit të kontraceptivit oral 1 Vijimi i marrjes së kontraceptivit oral1
Nëse dëshironi të filloni një metodë të rregullt kontraceptive, pas përdorimit të ellaOne®, mund ta bëni, por duhet të përdorni gjithashtu kondom deri në ciklin e ardhshëm menstrual. ellaOne® mund të ulë përkohësisht efektivitetin e kontraceptivët hormonalë, si kontraceptivëve oralë ose patch-et. Nëse jeni duke përdorur kontraceptivë hormonalë, vijoni ta përdorni rregullisht edhe pas përdorimit të ellaOne®, por sigurohuni të përdorni kondom sa herë që kryeni marrëdhënie seksuale deri në ciklin e ardhshëm menstrual.

Red condom with  packings isolated on white

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.

Ushqyerja me gji

Mos e ushqeni me gji fëmijën tuaj deri në një javë pas përdorimit të ellaOne®.1 Gjatë kësaj jave, duhet të shtrydhni qumështin e gjirit për të stimuluar dhe ruajtur prodhimin e qumështit.1 Hidheni qumështin e shtrydhur.1

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.

Si ta kuptoj që ka funksionuar?

Do ta kuptoni që ellaOne® ka funksionuar në momentin që ju vijnë menstruacionet. Pasi kanë marrë ellaOne®, për shumicën e grave menstruacionet vijnë në kohë. Por, disa prej tyre mund t’i kenë më herët ose më vonë.1

Nëse menstruacionet ju vonohen më tepër se 7 ditë ose nëse kanë fluks më të vogël ose më të madh se normalisht, ose nëse keni simptoma si dhembje abdominale, të përziera, të vjella ose dhembje gjoksi, ose nëse keni dyshime se jeni shtatzënë, bëni një test shtatzënie.1

Shtatzënë pas ellaOne®?

Nëse aksidentalisht keni përdorur ellaOne® gjatë shtatzënisë ose nëse keni ngelur shtatzënë edhe pasi keni përdorur ellaOne®, HRA Pharma (mbajtësi i autorizimit të tregtimit për ellaOne®) është e interesuar të marrë më shumë informacione për shtatzëninë tuaj. Informacionet janë anonime për të ruajtur konfidencialitetin tuaj. Mund të raportoni vetë në www.hra-pregnancy-registry.com, ose t’i kërkoni mjekut tuaj të raportojë për ju. Insistojmë të kontaktoni mjekun tuaj sa më herët gjatë shtatzënisë tuaj.

 

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.

ellaOne® tolerohet mirë

Si të gjithë barnat, ellaOne® mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse nuk shfaqen tek të gjitha gratë1

Efektet anësore më të raportuara janë dhembja e kokës, të përziera, dhembje abdominale dhe menstruacione me dhembje.2 Këto janë gjithashtu shenja të mundshme të shtatzënisë. Nëse nuk ju vijnë menstruacionet ose nëse periodat tuaja janë me fluks më të vogël ose më të madh se normalisht, dhe nëse këto simptoma i keni pasi keni marrë një tabletë ellaOne®, duhet të kryeni një test shtatzënie1.

Nëse vini re efekte anësore, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.1

Referencat

1.ellaOne® Patient Information Leaflet.
2.ellaOne® Summary of Product Characteristics.