Incidentet ndodhin – çfarë të bëni pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura nënkuptojnë se mund të mbeteni shtatzënë dhe të bëheni me fëmijë. Keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura?

  • Prezervativi është çarë apo ka rrëshqitur?
  • Keni harruar të:
 -Merrni kontraceptivin oral?
 -Vendosni unazën kontraceptive?
 -Aplikoni patch-in kontraceptiv?
  • Diafragma apo kapa juaj rrëshqiti apo harruat ta përdorni?
  • Ai harroi të tërhiqet në kohë?
  • Harruat të përdorni metoda mbrojtëse?
  • Ju detyruan të kryeni marrëdhënie seksuale pa kontraceptiv?

Nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura, mund të mbeteni shtatzënë

Në asnjë moment gjatë ciklit nuk mund të jeni e sigurt se nuk do të mbeteni shtatzënë, pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura

Nëse ky nuk është momenti i duhur për të mbetur shtatzënë, ju mund të përdorni kontraceptivin oral të urgjencës, nëse veproni shpejt

Nëse nuk dëshironi një shtatzëni, mos rrezikoni

Kontraceptivin oral të urgjencës mund ta gjeni në farmaci

Shpesh kjo është mënyra më e shpejtë dhe më e përshtatshme për të marrë kontraceptivin oral të urgjencës. Nuk keni pse ndiheni e turpëruar. Mbani mend që stafi në farmaci përballet çdo ditë me situata të tilla të ndjeshme – është detyra  e tyre ta bëjnë këtë eksperiencë sa më pak stresuese për ju

Mund ta merrni kontraceptivin e urgjencës edhe nga një mjek.