10 gjërat që duhet të dini rreth kontracepsionit oral të urgjencës dhe ellaOne

  • 1

    Nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe nuk dëshironi të keni një fëmijë, keni të drejtë të merrni në konsideratë kontraceptivët e urgjencës. Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura ose aksidentet me kontraceptivët mund t’i ndodhin kujtdo.

  • 2

    Veproni shpejt.  Kontraceptivi oral i urgjencës është më i efektshëm, nëse përdoret sa më shpejt dhe brenda 24 orëve nga kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.1,2

  • 3

    ellaOne® vepron duke vonuar lëshimin e ovocitit.1 Kështu, në momentin që ovociti zbret (gjatë ovulacionit), spermatozoidet brenda jush nuk kanë me aftësinë per fekondim, duke penguar kështu një shtatzëni të mundshme.3,4

  • 4

    ellaOne® është një kontraceptiv urgjence që mund të parandalojë një shtatzëni, edhe kur jeni gati për të ovuluar – moment gjatë së cilit, risku për të mbetur shtatzënë është shumë i madh.1

  • 5

    ellaOne® është e autorizuar për shitje në farmaci, pa recetë mjekësore, në Bashkimin Europian. Verifikoni a është e disponueshme në shtetin ku jetoni.

  • 6

    ellaOne® është e përshtatshme për gratë në moshën e riprodhimit dhe tolerohet mirë.

  • 7

    ellaOne® merret si një tabletë e vetme. Duhet të përdoret me raste dhe jo për të zëvendësuar metodën e rregullt kontraceptive.1

  • 8

    Nëse dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni përdorur ellaOne®, përdorni një metodë kontraceptive barrierë, deri në ciklin e ardhshëm menstrual.1

  • 9

    Kontraceptivi oral i urgjencës nuk shkakton abort.2 Ai vepron duke vonuar ose frenuar lëshimin e ovocitit.1 Nëse jeni shtatzënë, është shumë vonë për kontraceptiv urgjence, pasi ai pengon nisjen e një shtatzënie. Pra, nuk duhet ta merrni ellaOne® nëse jeni shtatzënë.

  • 10

    Lexoni gjithmonë fletëudhëzuesin për pacientin para se të merrni ellaOne®.1